Larg syrit të publikut: Më në fund mësohet ku gjendet Heidi Baci

Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te ndjekësit dhe publiku.

Ndërkohë që fansat spekulojnë për arsyet e këtij largimi, është përfolur se shkak mund të jetë një krisje në marrëdhënien e saj me Romeon.

Ky i fundit gjithashtu ka ulur frekuencën e postimeve në Instagram, duke shpërndarë kryesisht foto nga filmi i tij me Elvana Gjatën.

Megjithatë, përveç spekulimeve mbi jetën private, Heidi Baci është gjithashtu e përfolur për përfshirjen e saj në projektet televizive të ardhshme.

Zërat sugjerojnë se ajo do të jetë pjesë e panelit të emisionit të njohur “Goca dhe Gra”, duke u bashkuar me moderatoren Ilnisa Agolli.

Edhe pse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar, burime të brendshme thonë se Heidi dhe Ilnisa janë emrat më të sigurt për këtë sezon, ndërsa të tjerë të përfolur për emisionin janë Roza Lati, Erjola Doçi dhe Françeska Murati.

Përpara fillimit të sezonit televiziv, paparazzët kanë kapur Heidi Bacin në aeroportin e Tiranës, duke udhëtuar drejt Romës e shoqëruar nga daja i saj.

Sipas burimeve, ajo pritet të kalojë disa ditë pushimi në Itali, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri, ndoshta për të nisur angazhimet e saj të reja televizive.

Shiko foton:

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *