Aktakuza e Speciales: Radoiçiqi i pagoi terroristët nga 2 mijë euro

Dita e parë e vitit hapi shtegun, e tereni u shtrua për 6 vjet rresht.

1 janari i 2017-ës, shënoi fillet e angazhimit të Millan Radoiçiqit, kokës së grupit të Banjskës, për të kryer sulmin e 24 shtatorit.

Veçse për këtë kryesulmuesi, nuk mund ta bënte pa shumë para të cilat nuk i kishte hiç problem.

Ato, siç thuhet në aktakuzën 158 faqëshe të Prokurorisë Speciale i merrte drejtpërdrejtë nga Republika e Serbisë, përmes tenderëve milionësh.

E me këto para u ble ky armatim i rëndë, uniformat e grupi terrorist pajisje të tjera e deri te pagesa ‘cash’ e krejt grupit.

Në aktakuzë thuhet se “Millani i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi, të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë,ë të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre, Millani i ka paguar nga 2 mijë euro në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se “ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova”.

Për ta ndarë Kosovën, këtij sipas Speciales nuk i mungoi as përkrahja politike, si kjo që iu dha në takimin e 13 tetorit 2021 nga presidenti Aleksander Vuciq, ku Radociqi ishte betuar për mbrojtje të serbëve deri në fund.

Për përmbushjen e këtij zotimi iu dha mundësinë që ti marr në shfrytëzim mjete ushtarake të republikës së Serbisë, me nënshkrim zyrtar ushtarak. Përfshirë edhe minën me të cilën u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Por, deri te ky momenti i cili sipas aktit akuzues ndodhi fiks në 03:37, futjen në tokën e Kosovës sikur nuk e kishin për ngut. Në hotelin ku këta po qëndronin derisa po bëheshin gati për sulm, kishin kohë edhe për birra e edhe fotografime me thika nëpër duar.

Kur vinte koha e ushtrimeve fushore, taktike me armë të ndryshme e eksploziv i bënin nëpër krejt këtë hapësirë që përfshinë hotelin ‘Gray’ në Kopaonik e në poligonin “Pasuljanske Livade”, të Serbisë, të papenguar nga autoritetet e këtij shteti.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *