“Jemi gati për sulm bërthamor ndaj një vendi të NATO-s”, ‘orakulli’ i Putin kërcënon Perëndimin

“Rusia duhet të shprehë qartë gatishmërinë e saj për të përdorur armë bërthamore kundër vendeve që mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë.”

Kështu është shprehur në një intervistë për Kommersant, Sergey Karaganov, shkencëtari politik me ndikim që kryeson Këshillin për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe njihet si “orakulli” të cilit Vladimir Putin ia dëgjon gjithmonë fjalën.

I njohur si “skifteri” i Kremlinit, Karagnov akuzon SHBA-të se kanë gënjyer aleatët për aftësinë goditëse të Moskës dhe kërkon një  qëndrim më të vendosur bërthamor ndaj Perëndimit.

“Moska mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor ndaj një vendi të NATO-s pa filluar një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gënjyen kur u thanë aleatëve të tyre se u garantonin mbrojtje bërthamore. Të gjithë armiqtë tanë aktualë dhe të ardhshëm duhet të jenë të sigurt se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore”, tha Karagnov.

Kërcënimet e rrezikshme të të besuarit të Putin vijnë vetëm disa javë pasi Ukraina pushtoi një pjesë të rajonit të Kurskut në Rusi.

“Ne kemi të drejtë t’i përgjigjemi me një goditje bërthamore të gjitha sulmeve masive në territorin tonë. Kjo vlen edhe për çdo kapje të territorit tonë”, nënvizoi ai.

Megjithëse deklaratat ogurzeza të Karaganov nuk përfaqësojnë politikën zyrtare ruse, Kremlini e ka lejuar vazhdimisht atë të ndikojë drejtpërdrejt te Putin, raporton A2. Ishte pikërisht Karaganov ai që bëri thirrje për më shumë se një vit për të ndryshuar doktrinën bërthamore ruse, të cilën Moska tani ka thënë se do ta rishikojë.

Dhe sipas asaj aktuale, Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor nga një vend tjetër ose një sulmi konvencional që do të kërcënonte ekzistencën e shtetit.

“Kjo doktrinë është e papërgjegjshme dhe madje edhe vetëvrasëse, sepse nuk është në gjendje t’i pengojë në mënyrë adekuate armiqtë e Rusisë dhe t’i bëjë ata të besojnë se nuk ka asnjë rrethanë në të cilën Moska do të përdorte armë bërthamore”, përfundoi Karaganov.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *