“T’kisha gri”- dy të akuzuarit për kanosjen e deputetes së PDK’së “zbuten” para gjykatës, pranojnë fajësinë

Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për kanosjen e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra. Për të akuzuarin Mirand Terzija u veçua procedura.

Sipas aktakuzës, Mjaku, Terzija dhe Qorolli akuzohen se përmes rrjetit social “Facebook” e kanë kanosur deputeten Deliu-Kodra me fjalë të ndryshme, ndër to sipas aktakuzës deputetja u kanos edhe me fjalët “…kisha pre për zgjalli tkisha gri”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“E ndjej veten fajtor”, tha i akuzuari Qorolli, pasi u konsiderua e lexuar aktakuza ndaj tyre.

Ndërsa, i akuzuari Mjaku tha: “E ndjej veten fajtor dhe nuk do ta përsëris më”.

Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarve u aprovua nga gjykatësi Sabit Sadikaj dhe prokurori Ali Ajdini. Më pas, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Ahmet Ahmeti dhe Shpëtim Bislimi, kërkuan nga gjykata që të merren parasysh rrethanat lehtësuese pas pranimit të fajësisë.

Fillimisht, gjykatësi Sadikaj propozoi që për të akuzuarin Mirand Terzija i cili mungoi në këtë seancë, të veçohet procedura, por prokurori Ajdini e kundërshtoi.

“Propozoj që të ndërpritet shqyrtimi kryesor, për shkak se mungon i pandehuri i tretë”, tha prokurori.

Pas kësaj, gjykatësi Sadikaj mori aktvendim për të veçuar procedurën ndaj të akuzuarit të tretë, Mirand Terzija.

I akuzuari Terzija nuk ishte i pranishëm as në seancat e caktuara më 21 gusht 2024 dhe 30 korrik 2024. Po ashtu, në seancën e sotme mungoi edhe e dëmtuara, deputetja Blerta Deliu-Kodra.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 7 shtator 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Ergim Qorolli, Blend Mjaku dhe Mirand Terzija po akuzohen se më 19 nëntor 2021, pas një seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dashje dhe seriozisht e kanë kanosur deputeten Blerta Deliu-Kodra.

Aktakuza thotë se kanosjen ndaj Deliu-Kodrës, të akuzuarit e kishin bërë përmes rrjetit social “Facebook”, ashtu që i akuzuari Qorolli i ishte drejtuar me fjalët: “gjakin bre ta q…, robt bre ti q…,krejt ata të gjall e ata më të afrmit ti q…, bre kën e nanës ta q…, zoti shpirtin ta marrt qysh o mas keqi bre ken e serbis ta q…”.

Ndërsa, i akuzuari Mjaku në akuzë thuhet se ishte drejtuar me fjalët: “krejt sha ki ti q…, dekmit ti kisha q.., edhe ti q., kisha pre për zgjalli tkisha gri”, kurse i akuzuari Terzija kishte shkruar fjalët: “krejt robt ti q… ha, qysh UQK terroristë ti q… gjakin e nanës ta q…k***en e dreqit, ta q… shkinën e nanës ho oj shkin ti q… tdekmit n loqk”, me çka tek tek e dëmtuara-deputetja Deliu-Kodra është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë.

Me këto veprime Qorolli, Mjaku dhe Terzija po akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *