Ledjona e goditi Romeon me vezë në kokë por nuk u dënua si Rike: Ish-opinionistja e “Big Brother” thumbon hapur produksionin

Ish-opinionistja e “Big Brother Vip Albania 1”, Balina Bodinaku reagon ndaj dënimit të banorëve pas incidentit me vezë nga Lediona Xheladinaj.

Lediona Xheladinaj së fundi ka goditur bashkëbanorin Romeo Veshaj me vezë në kokë. Si pasojë e këtij akti, “Vëllai i Madh” ka marrë një masë të rreptë ndaj banorëve, duke i privuar ata nga të gjitha produktet e sponsorave të cilat ishin në dispozicion brenda shtëpisë së BBVA.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, dhe së fundmi ka ardhur një koment i fortë nga ish-opinionistja e njohur e “Big Brother Vip Albania 1”, Balina Bodinaku.

Ajo ka zgjedhur të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj vendimit të produksionit përmes një postimi në InstaStory.

“Edhe një gjë tjetër nuk kuptova: Ledionës dje nuk i erdhi Zarf, sepse Romeo nuk reagoi si Egla ndaj Rikes? Pra, si i bie? Ledionën e shpëtoi Romeo nga një penalizim, ose nominim i mundshëm? Po standartet e njëjta të gjykimit të Vëllait të Madh?” shkruan ish-opinionistja.

Balina Bodinaku vazhdon të jetë një figurë e vëmendjes së opinionit publik, pasi nuk ngurron të ndajë mendimet e saj të hapura dhe të drejtpërdrejta në lidhje me zhvillimet brenda shtëpisë së BBVA.

Shiko foton:

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *