“Po kadale se kjo gjë ka qenë reciproke…” – Osmani i rikujton militantëve të LVV që veç vet mori 250 mijë vota

Se ka acarim raportesh mes presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti u konfirmua edhe mbrëmë nga deklaratat e saj. Osmani ka thënë se nuk qëndron shprehja se “ty të ka përkrahë Vetëvendosja”, teksa po fliste për listën e përbashkët me Kurtin në zgjedhjet e kaluara.

Ajo theksoi se kur pati kandiduar vetëm mori 200-225 mijë vota, e kur i bashkuan forcat me Kurtin u bën 440 mijë vota, shkruan Insajderi.

Sipas saj ata përkrahën njëri-tjetrin.

“Kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kalume, ka qenë i përbashkët dorën në zemër. Sepse kur patëm kandidu ndamas unë i pata marrë diku 200-225 mijë vota e kur u bashkum i bënëm 440 mijë. Ajo çka po them unë është që ka qenë forcë e përbashkët, rezultat i përbashkët, rrjedhimisht ne kemi qenë në krye të fushatës, kandidat për kryeministër dhe kandidat për president. Pra e kemi përkrahur njëri- tjetrin, se kur kjo po përkthehet ‘jo ty të ka përkrah vetëvendosja’, po kadale se kjo gjë ka qenë reciproke, i kemi bashkuar forcat dhe kemi arritur një rezultat të mirë”, tha Osmani në Kallxo Pernime.

E para e shtetit, tha se nuk ka vendosur ende nëse do të kandidojë sërish si presidente.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *