Profesori universitar në Departamentin e Gazetarisë, Alban Zeneli, ka thënë se menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, është në konflikt interesi, pasi nuk mund ta mbajë këtë pozitë dhe të jetë prezantues i një emisioni sportiv në të njëjtën kohë.
Zeneli ka reaguar pasi FFK-ja ka përjashtuar tre lojtarë të kombëtares së Kosovës në futboll.
“Ne vorbullen e perjashtimeve te lojtareve te Kosoves nga ekipi i futbollit nuk pata qare pa e thane qe menaxheri i Kombetares se Kosoves ne futboll eshte ne konflikt te paster interesi. Pa marre parasysh cka thote ligji per parandalimin e konfliktit te interesit, nje zyrtar kaq i larte i FFKse, ne studio televizive duhet te shfaqet vec si i ftuar, nuk mund te jete gazetar/moderator i emisionit te sportit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
“Gazetari, e edhe moderatori i nje emisioni nuk duhet te mbajne anen e paleve te ftuara ne emision, ndersa, z. menaxher eshte vet pala, pra vet FFKja. Pastaj, z. menaxher, qysh ia bene nese i duhet ta ftoj menaxherin e perfaqesueses ne emision, a i duhet njehere qe ta pranoje ftesen e vet, pastaj vet t’i beje pyetjet, pastaj te ulet ne karrigen e te ftuarit e te pergjigjet”, vijon postimi i tij.
‘Pra, teknikisht dhe moralisht, nuk munesh me e synu te verteten si gazetar/moderator duke qene vet pale ne ceshtje. As nuk po dua t’i di arsyet e largimit te futbollisteve nga ekipi pasi qe para fillimit, kesaj pune po i vjen era e keqe”.