29 vjeçari shqiptar futet me thikë të madhe në stacion në Gjermani për të vrarë policë, thërret “Allahu Akbar”

Një 29 vjeçar shqiptar ka terrorizuar sot qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë pasi me një thikë të madhe është futur në stacion të Policisë dhe ka kërkuar të vrasë policë gjerman.

Siç raportojnë mediat gjermane, 29 vjeçari në vazhdimësi ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka dashur që të vrasë policët në stacion duke tundur hanxharin që mbante në dorë.

Prokurori i Përgjithshëm i Koblenz-it, Harald Kruse është i bindur për këtë dhe po heton “vrasje të mbetur në tentativë duke sulmuar komisariatin me hanxhar”.

Siç shkruan gazeta Bild, shqiptari, i cili jeton në qytetin e vogël të Linzit (rrethi Neuëied/6500 banorë), kishte shkuar në këmbë drejt stacionit “Am Konvikt” të premten rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Kruse ka thënë se ai në stacion vazhdimisht ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe tha se “donte të vriste policët.”

Hetuesia gjermane kanë thënë se pas këtij akti qëndron motivimi radikal islamik.

“Hetimet fillestare kanë zbuluar prova të motivimit radikal islamik nga ana e të akuzuarit,” tha Prokurori i Përgjithshëm.

“Si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në banesë, një flamur i organizatës terroriste jashtë shtetit “Shteti Islamik” u vizatua në një mur”, ka thënë Kruse.

Shqiptari i arrestuar tashmë ndodhet në paraburgim dhe sipas fotografive nga stacioni policor, sulmuesi plagosur.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *