Studimi tronditës: Laboratori kinez nga ku doli Covid-19 mund të ketë lëshuar tjetër virus vdekjeprurës

Laboratori kinez nga ku drejtori i FBI-së, Chris Wray dhe anëtarët e Kongresit besojnë se ka të ngjarë të ketë rrjedhur Covid-19, mund të ketë lëshuar gjithashtu një lloj shumë të evoluar të poliomielitit.

Një studim i ri sugjeron se ky lloj viursi, i cili infektoi një djalë katërvjeçar në mes të një shpërthimi më të gjerë viral në provincën Anhui të Kinës, evoluoi nga një lloj poliomieliti i përdorur pothuajse ekskluzivisht në prodhimin e vaksinave dhe mjediset laboratorike, shkruan A2.

Studiuesit në Institutin Pasteur të Francës ekzaminuan gjenomin e llojit të ri të poliomielitit, të kataloguar si ‘WIV14’ nga Instituti famëkeq i Virologjisë në Wuhan, duke treguar se virusi i mutuar përputhej me këtë lloj laboratori në masën mbi 99 përqind.

Studiuesit e Pasteur nuk mund të thoshin me siguri se nga e kishte origjinën ky lloj WIV14, por ata këmbëngulën se dy mundësi duhen eksploruar – përfshirë këtu shancin që ky lloj i poliomielitit të kishte origjinën në vetë institutin Wuhan.

“Gjetjet nënvizojnë gjendjen tronditëse të pasigurt të kërkimit global të virologjisë”, tha për DailyMail.com biologu molekular i trajnuar në Harvard, Dr Richard Ebright.

Studimi tronditës: Laboratori kinez nga ku doli Covid-19 mund të

Nëse është e vërtetë, teoria do t’i bashkohej një morie rastesh ku janë evidentuar gabimet e sigurisë në laboratorin shtetëror të sëmundjeve infektive të Kinës, financimi i të cilit nga SHBA u shkurtua vitin e kaluar me urdhër të Joe Biden.

Megjithëse një regjim global i vaksinimit i zbatuar gjatë më shumë se gjysmë shekulli ka arritur në masë të madhe të zhdukë plagën e poliomielitit, rastet kanë lulëzuar në zonat e konfliktit gjatë viteve të fundit, duke përfshirë Gazën, Afganistanin dhe Pakistanin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 125 mostra pozitive të poliomielitit u shfaqën në Afganistan vitin e kaluar. Dhe për herë të parë në një dekadë, poliomieliti u rishfaq në Shtetet e Bashkuara në vitin 2022, me virusin që u zbulua në ujërat e zeza mbi 70 herë gjatë testimit në Nju Jork.

Studiuesit e Institutit Pasteur krahasuan ADN-në nga i gjithë gjenomi i llojit të poliomielitit WIV14 me llojin ‘Saukett A’ të përdorur për të prodhuar shumë vaksina kundër poliomielitit. Ata gjetën vetëm 70 nukleotide të ndryshme midis tyre. (A2 Televizion)

Related Posts

“Vetëm fitorja është opsion”, Kapiteni Rrahmani flet para ndeshjes me Qipron

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do të përballen me Qipron, me…

Lotina i shkon për vizitë familjes së Mozzikut, arsyeja ditëlindja e ‘vjehrrës’

Lotina Haziri, ka kohë që po përflitet nëpër mediat rozë. Kjo për faktin se ajo po shijon dashurinë me reperin e famshëm, Mozzik. Sot kishte ditëlindjen nëna…

“Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë, se përmendore i kishin vendosë për vota”- aktivisti godet VV’në

Aktivisti i shoqërisë civile në Podujevë, Shemsi Jashari, ka thumbuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë komunë. Jashari,…

Kaderi ia “kujton” Lumbardhit çka ka humbur me fotografinë e fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo në fotografinë e fundit është shfaqur buzë detit….

Profesori Zeneli i reagon menaxherit të kombëtares: Dije që je në konflikt interesi

Profesori universitar në Departamentin e Gazetarisë, Alban Zeneli, ka thënë se menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, është në konflikt interesi, pasi nuk mund ta mbajë…

Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027

Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, sipas një raporti të ri nga një grup që gjurmon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *