Pacolli kujton kohën kur ishte i varfër: E haja bukën e njëjtë nga e hëna në të premten

Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën kur gjendja financiare e familjes së tij ishte tepër e vështirë. Me anë të një fotografi në Facebook, e realizuar nga periudha kur ishte student në Prishtinë, ai kujtoi si e hante bukën e njëjtë nga e hëna në të premte

“Kjo fotografi është nga periudha kur isha student në Prishtinë. Veshmbathja ime tregon më së miri gjendjen e vështirë financiare timen. Shpesh herë më vinte zor të nxirrja edhe bukën në prani të nxënësve të tjerë, pasi që unë e merrja me vete të hënën, ndërsa kthehesha nga Mareci, dhe atë bukë e kisha për tërë javën”, thotë Pacolli.

Ai tutje thotë se nuk kishte para me vete për të blerë bukë tjetër, dhe se rrugën për në Marec e ka bërë në këmbë, shpesh dy herë në javë.

Deri të mërkuren ose të enjten, ajo bukë hahej disi, por pastaj mykej dhe bëhej e papërdorshme. Ditë tjera të javës duhej disi ti kaloja, për të blerë bukë tjetër nuk ishte mundësia sepse nuk kisha asnjë qindarkë me vete, zgjidhja e vetme ishte të merrja rrugën këmbë për në Marec, shpesh më ndodhke dy herë në javë”, thotë tutje kreu i AKR-së.

Prandaj, siç shkruan Pacolli, Fondacioni i tij vazhdon çdo muaj të japë bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje.

“Qysh nga ajo kohë kam kuptuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Andaj Fondacioni im vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë”, ka shkruar Pacolli.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *