“Shpirti t’u rahatoftë…”/ Postimi prekës i shokut të 25-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në magjistralen Pejë – Gjakovë, saktësisht në fshatin Skivjan, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Viktima ishte shofer i njërës nga veturat e përfshira në aksident, i cili nuk arriti të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, shoferi që vdiq tragjikisht në këtë aksident është Besim Demaj, 25-vjeçar, nga Dobrusha e Istogut, i cili pësoi plagë të rënda pas përplasjes me veturën tjetër.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë përmes rrjeteve sociale, ku kanë shkruar fjalë prekëse.

“Inshallah N’xhenet Besim, shpirti t’u rahatoftë qysh je kanë djalë i mirë. Ngushëllime familjes e krejt shoqërisë, shumë kujtime do t’i kujtoj, shumë kohë kem kalu së bashku. Ishe një shok shumë i mirë.” – ka shkruar një mik i të ndjerit.

Ndryshe, lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha zëdhënësi Sheremet Elezaj.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *