“Shkuan të përgatitur e me maska”, Çka thotë Prokuroria për ‘Capat’

Dy kushërinjtë e familjes “Capa”, Korab dhe Premtim Gashi (tashmë i ndjerë), mbrëmjen e së dielës, me qëllim hakmarrje ndaj Salih Sekiraqës dhe djalit të tij Sh.S, shkuan të armatosur e më maska në kafiterinë ku po qëndronin Sekiraqët në lagjen Aktash dhe gjuajtjen me armë zjarri me qëllim të qerimit të hesapeve me tyre për një konflikt që kanë pasur më herët.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi, Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar të pajisur me armë zjarri pa leje në bashkëkryerje dhe me qëllimin që të privojnë nga jeta tani të pandehurin Salih Sekiraqa djalin e tij të mitur SH, S dhe të pandehurin Faton Abazi, hyjnë në lokalin në Lokalin-kafiterinë “From” ku ka pasur dhe persona të tjerë brenda, dhe me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të pandehurit Salih Sekiraqa, djalit të tij të mitur SH, S dhe të pandehurit Faton Abazi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.09.2024 rreth orës 22:04 në Lokalin-kafiterinë “From” dhe jashtë tij në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe raporteve të përkeqësuara në mes të tani të pandehurve Korab Gashi dhe Salih Sekiraqa përkatësisht familjeve të të njëjtëve Gashi dhe Sekiraqa nga Prishtina, me qëllim të qerimit të hesapeve me tyre, fillimisht i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar të pajisur me armë zjarri pa leje në bashkëkryerje dhe me qëllimin që të privojnë nga jeta tani të pandehurin Salih Sekiraqa djalin e tij të mitur SH, S dhe të pandehurin Faton Abazi, hyjnë në lokalin në Lokalin-kafiterinë “From” ku ka pasur dhe persona të tjerë brenda, dhe me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të pandehurit Salih Sekiraqa, djalit të tij të mitur SH, S dhe të pandehurit Faton Abazi”, shkruan dosja.

Pas të shtënave me armë brenda lokalit, Capat largohen nga vendi por pas tyre vrapon Salih Sekiraqa, Faton Abazi dhe Robert Llumnica duke vazhduar përleshjen në rrugën “Gazmend Zajmi”.

“..më pas i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi, pasi veprojnë si në mënyrën e lartcekur fillojnë tërheqjen nga brenda lokalit-kafiterisë, në rrugën “Gazmend Zajmi” ku iu bashkohen dhe i pandehuri Valdrin Ademi dhe persona të tjerë të dyshuar të panjohur dhe vazhdojnë përleshjen me të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi të cilëve u bashkohet dhe i pandehuri Robert Llumnica dhe persona të tjerë të panjohur, ç’rast të pandehurve Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi dhe Robert Llumnica u shkaktojnë lëndime trupore për çka menjëherë pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, ndërsa të pandehurit e panjohur dy prej tyre përmes përdorimit të mjetit motorik me katër rrota largohen në drejtim të pjesës së epërme të rrugës “Gazmend Zajmi”, dhe të tjerë largohen nga pjesa anësore e epërme e Lokalit -kafiterisë “From””, thuhet tuje në dosjen e prokurorisë.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *