Osmani: Kur nuk ka koordinim me aleatët suksesi është momental

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënies se Kosovës me ShBA-në.

Ajo tha se ky raport është ekzistencial ashtu si marrëdhënia më e domosdoshme nga të gjitha aleancat që vendi i ka ndërtuar përgjatë viteve.

Megjithatë, ajo tha se ditëve të sotme, ka edhe mospajtime ndonjëherë mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Sipas saj mospajtimet nuk janë për synimin përfundimtar, por për rrugën drejt këtij synimi.

“Ditëve të sotme mund të dëgjoni kohë pas kohe deklarata për mospajtime mes zyrtarëve në ShBA dhe qeverisë së Kosovës për disa prej qasjeve, por kurrë për synimin përfundimtar. Nuk ka mospajtime në faktin se edhe Kosova edhe ShBA-ja duan që Kosova të jetë sovrane, e pavarur brenda kufijve të saj aktualë, të suksesshme, prosperuese, multietnike, bazuar në kushtetutën e saj. Por, qasja ndonjëherë për mbajtjen e një Kosove demokratike, sovrane e të fortë, dhe si ta arrijmë këtë, mund të ndryshojë. Qasja, taktikat, nuancat – kemi dallime në këto, por kurrë s’ka pasur e as që ka tani dallime se çfarë Kosove e duam, se cilat janë vlerat themelore të marrëdhënies sonë”.

“Besoj se kur themelet janë të shëndosha, atëherë gjithçka, përkundër sfidave, mund të tejkalohet”, tha Osmani.

E para e shtetit tha se edhe për rrugën për të arritur diçka, mospajtimet nuk janë për rrugën, por ndoshta se sa shpejt duhet të shkohet në atë rrugë.

“Nuk dua të paraqes se gjithçka është e përkryer, sepse kam qenë shumë e hapur publikisht në pozitën time si presidente, se koordinimi me aleatët kyçë është një prej aspekteve më të rëndësishme të suksesit tonë. Sepse kur koordinohemi me aleatët tanë, veçanërisht me aleatët e sigurisë tonë në terren, atëherë suksesi është më i qëndrueshëm, më afatgjatë. Kur nuk koordinohemi, është sukses momental, mund të duket i mirë, mund të tingëllojë i mirë, por është shumë më fragjil dhe mund të bëhen hapa prapa”.

“Si presidente, këtë qëndrim e kam, dhe besoj fuqishëm që e kemi mësuar këtë se kur mbani aleanca të fuqishme, natyrisht me shtete demokratike, ky është avantazhi juaj, këtu është fuqia juaj. Fuqia jonë më e fortë mbështetet në partneritetet tona”.

Këto deklarata ajo i dha në bisedën e organizuar në kuadër të Forumit GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë, me temën “A janë demokracitë liberale aq të brishta sa kurrë më parë?

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *