Klea Hutës i ndodh incidenti i papritur gjatë pushimeve në Ibiza

Klea Hutës nuk i ndahen të papriturat. Pas incidentit me këmbën nga i cili mori edhe një infeksion, moderatores i kanë ndodhur disa ngjarje të tjera të pakëndshme.

Bashkë me partnerin e saj, Elgit Dodën janë nisur për pushime në Ibiza, Spanjë. Fillimisht Klea tregon se humbën 3 nga valixhet e tyre dhe mbetën vetëm me çantat e dorës. Pas 24 orësh, valixhet mbërritën.

Disa ditë më vonë, gjithçka po shkonte mirë tregon Klea teksa ka postuar një video me një gotë verë në dorë derisa erdhi momenti për t’u hedhur nga varka.

Për herë të parë pas shumë vitesh unë vendosa të hidhem me kokë nga Catamaran-i. Duartrokitjet janë pasi e dinë që unë nuk hidhem dhe mezi futem dhe në det, por nga ekzaltimi nuk e panë që unë u theva në mes. Sapo u kthyem, shkova e bëra grafi sepse kisha shumë dhimbje mesi. Grafia nuk nxori shqetësim, por duhet të bëj fizioterapi intensive. Po ç’tu desh moj Klea?

Në video mund të vihet re qartë sesi gjatë momentit të hedhjes, diçka ka shkuar keq kur Klea është zhytur plotësisht.

“Morali i historisë: Merrini gjërat me sportivitet dhe bëni palestër”, përfundon moderatorja.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *