“Coftinë, këlysh, lëvizje e dreqit”, Mulla Osmani nervozohet me Gashin e Lëvizjes së Deçanit

Mulla Osman Musliu, Imam në Xhaminë e Drenasit e ka ofenduar rëndë anëtarin e Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, i cili ka duartrokitur konvertimet në fenë katolike duke i cilësuar si ““fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.

I ashpër në reagimin e tij është treguar Mulla Osmani duke e quajtur “Levizje e Dreqit” Lëvizjen e Deçanit pjesë e së cilës është edhe Arbër Gashi.

“Kjo “LEVIZJE e DREQIT”edhe ajo e vehabizmit-extremizmit janë “FITORJA”ma e madhe e serbis e gjithe atyre armiqëve Lindje e Perendim qe nuk ua deshirojn te miren shqiptarëve dhe trojeve tona ju jeni klysh te atyre qe mundohen çdo ditë me shkatrrua Kosoven dhe Shqiptarin … OOOOO mjeran mos me te thanë coftinë!”, ka komentuar Mulla Osmani.

Anëtari i Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi kishe shkruar në rrjetin social X duke uruar Rugovasit dhe të tjerëve që u pagëzuan.

“Rugovasve dhe të tjerëve që u pagëzuan sot, urime! Vazhdojmë pa u ndalë, hap pas hapi deri në finalen e pashmangshme, drejt fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e shek. XXI” – ka shkruar Gashi në rrjetin X.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *