“Më është mpirë krahërori, u mbush dora gjak” – Emin Kelmendi përballë dhunës së UDB-së

Emin Kelmendi, ish i burgosuri politik, ka ndarë përvojën e tij të tmerrshme nga demonstratat e vitit 1981.

Ai ka kujtuar se si, në moshën 15 vjeçare, për herë të parë e kuptoi padrejtësinë dhe diskriminimin e sistemit të atëhershëm jugosllav.

Kelmendi, i cili ishte i angazhuar në demonstratat e 81-ës, përshkruan momentin kur, gjatë protestave, iu bashkua grupit të studentëve dhe u përball me dhunën e policisë.

Ai rrëfen se pas një sulmi me lotsjellës, kur kishte ndjerë një dhimbje të papritur në kraharor, kishte menduar se ishte nga gazrat tymues, vetëm për të zbuluar më vonë se ishte plagosur rëndë.

“Policia kordon rrugës dhe dikush ka aktivizuar një kamion e ka lëshu pa njeri dhe është përmbys më pas kanë filluar të shtënat me armë zjarri. Erdhën lajmet që dikush u plagos atje, erdhi lajmi që më thanë se është vra Salih Abazi koleg i punës. Pastaj unë mendova të shpërndahemi dhe të takohemi të nesërmen përsëri në të njëjtin vend te puna. Atëherë e kam ndier që më është mpirë krahërori, mirëpo unë mendova që është bombol gazi që i hidhinin ata si tymues unë as nuk u rrëzova asnjë gjë vetëm e mbaja krahërorin se kisha një shtrëngim ata që kisha afër thoshin se o u plagos edhe kur i dëgjova e shikova dorën më ishte mbushur gjak. Filloi të më lëshonte fuqia dhe ata më kapën, doli një burrë i gjatë me plis me xhamadan edhe iu tha sille te na, më dërguan në shtëpi të tyre edhe po i thonë thirre doktorin por u operova në spital”, ka rrëfyer ai në Debat Plus.

Pas kësaj, ai u transportua në një spital, ku mori ndihmë mjekësore.

Related Posts

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që…

Reagon nëna e Antonela dhe Mariela Berisha

Klea Prenga u rrah barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë, shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi të. Për herë…

I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregonte synimet për ta vrarë

I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në 15 shtator në Florida, ka lënë një letër disa muaj më parë, ku shprehej se synonte ta vriste…

A ke kryer marrëdhënie seksuale me Feron në ashensor? Ja si përgjigjet Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka reaguar pas një pyetjeje të pazakontë nga një fans në rrjetet sociale, ku u aludua se ajo kishte kryer marrëdhënie me…

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *