Pacolli për krizën në Trepçë: Fotografitë e fundit kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është përfshirë në debatin për gjendjen e Trepçës dhe ka thënë se fotografitë e fundit nga miniera ngjajnë me ato të “kohës së Millosheviqit”.

Pacolli ka thënë se mos dhënia e pagave, shpallja e gjendjes emergjente dhe kërcënimet e fajësimet e punëtorëve për gjendjen janë rezultat i politikave të gabuara të qeverisë dhe tregojnë paaftësinë për drejtimin e ndërmarrjeve.

Kreu i AKR-së thotë se premtimet e Qeverisë për Trepçën kanë qenë ndryshe.

Postimi i plotë:

Më vjen keq për të parë minatorët e Trepcës në këtë gjendje të vështirë. Fotografitë e fundit që kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit shkaktojnë turp! Mos ekzekutimi i pagave, shpallja e gjendjes emergjente, kërcënimet dhe fajsimi i punëtorve për gjendjen e rëndë në miniera, si dhe masa e përjashtimeve nga puna për shkaqe që nuk lidhen me minatorët, por janë rezultat i politikave të gabuara të qeverisë dhe menaxhmentit të saj, tregojnë paaftësinë në drejtimin e ndermarrjeve sipas rregullave ekonomike. Trajtimi i dinjitetshëm i puntorve është një çështje themelore kurse përjashtimet nga puna janë të papranueshme. Veprimet e menagjmentit të përzgjedhur nga qeverija janë në kundërshtim me normat esenciale njerëzore dhe të drejtat e punëtorve!
Premtimet e kësaj qeverije për Trepçen ishin ndryshe!

Related Posts

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që…

Reagon nëna e Antonela dhe Mariela Berisha

Klea Prenga u rrah barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë, shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi të. Për herë…

I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregonte synimet për ta vrarë

I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në 15 shtator në Florida, ka lënë një letër disa muaj më parë, ku shprehej se synonte ta vriste…

A ke kryer marrëdhënie seksuale me Feron në ashensor? Ja si përgjigjet Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka reaguar pas një pyetjeje të pazakontë nga një fans në rrjetet sociale, ku u aludua se ajo kishte kryer marrëdhënie me…

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *