Skena të çmendura sonte në kampionatin turk. Skuadra e Fenerbahce mori një fitore 3-2 në transfertën ndaj Trabzonsporit që nuk është pritur mirë nga vendasit.
Lojtarët e Fenerbahces festuan në mesin e fushës dhe tifozët vendas pushtuan menjëherë fushën. Futbollisti Osayi-Samuel rrëzon dy prej tyre, portieri Livakovic goditet me grusht në fytyrë, Batshuayi godet njërin nga pushtuesit, njëri nga tifozët vendas gjithashtu sulmon Mert Müldür me flamurin e këndit.
Fenerbahce është duke luftuar për titullin kampion me Galatasaray.