Vritet një shqiptar në Belgjikë

Është vrarë një shqiptar në Belgjikë, babai i 3 fëmijëve u qëllua para shtëpisë.

Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë në Belgjikë. Mediat vendase shkruajnë se autor i këtij krimi është fqinji i tij, një shtetas italian, 61 vjeç. Mësohet se shkak ka qenë konflikti i vazhdueshëm mes tyre për vendin e parkimit, para godinës ku jetonin.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, ka qenë duke ndezur furgonin, kur i është afruar fqinji, të cilit i kishte bllokuar makinën në parking.

Dëshmitarët u thanë mediave se fillimisht ata u grindën dhe më pas 61-vjeçari nxorri pistoletën dhe e qëlloi disa herë. Shqiptari humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa plumbat nuk kursyen kushëririn e tij, një i ri 19 vjeç. Ai ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Për shkak të krismave, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë. Ata kanë deklaruar se autori i drejtoi armën bashkëshortes së viktimës dhe një personi tjetër. Pasi kreu krimin, ai u largua me shpejtësi, por u arrestua pas ndjekjes nga policia.

Shqiptari jetonte bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët, ndërsa shtetasi italian ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Krimi ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të 41-vjeçarit. Disa prej tyre vendosën dhe buqeta me lule në vendin e ngjarjes./Albinfo

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *