“Rritja e rasteve me Covid-19 s’është shqetësuese, pacientët po shërohen brenda dy ditësh”

Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, ka thënë për Ekonomia Online, se gjatë dy javëve të fundit është rritur numri i pacientëve me Covid-19, mirëpo kjo, sipas tij, nuk është shqetësuese sepse pacientët zakonisht po shërohen brenda dy ditësh

Hashani ka theksuar se numri i rasteve është edhe më i lartë sesa ai zyrtar, pasi që shumë pacientë nuk po testohen fare.

“Realisht në dy javët e fundit kemi një rritje të fluksit të pacientëve, sigurisht se pjesa dërmuese e kësaj rritje korrespondon me diagnozën e virozave sezonale, të verës. Në kuadër të kësaj numri më i madh i pacientëve është me Covid pozitiv. Numrin e saktë nuk mund ta themi në shifra, me qenë këto të dhëna i keni nga IKSHPK. Po mund të ju themi sigurisht se numri i pacienteve është shumë më i madh me qenë se pjesa më e madhe e pacienteve nuk janë duke u testuar për covid-19, për këtë viroz e cila hynë edhe kjo në kuadër të këtyre virozave të rëndomta, nuk ka asgjë shqetësuese. Ndoshta pak a shumë simtomatologjia është më e shprehur se virozat e tjera, por megjithatë edhe me terapi jo invazive, pa infuzione e të ngjashme ajo po kalon brenda dy tri ditëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rritja e pacientëve me diagnozën e virozëve sezonale brenda dy javëve ka qenë 30 për qind dhe se numri më i madh i tyre është duke u paraqitur në ndërrimin e natës.

Ai ka bërë thirrje që këta pacient nuk duhet që të insistojnë që të marrin infuzione, pasi sipas tij, dhënia e infuzioneve ka mbetur nga koha e pandemisë dhe se në rrethana normale nuk duhet të jepen infuzione.

“Gjatë këtyre dy javëve te fundit kemi pasur një rritje të numrit të pacienteve, diku mbi 30 për qind. Në fakt numri me i madh i pacienteve që është pak edhe shqetësues jo për shkak të gjendjes po për shkak të fluksit të pacienteve të cilët vijën zakonisht në ndërrimet e natës. Kemi një rritje enorme, të numrit të pacientëve në ndërrimet e natës që zakonisht nuk kemi pasur. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e pacienteve insistojnë që të marrin infuzione, kujdesi parësor-shëndetësor nuk është ajo porta e cila është për distribuim ose për dhënie të infuzioneve. Kjo dhënia e infuzioneve ka mbetur nga koha e covid-19,  e cila nënë rrethana normale nuk do të duhej të ishte. Me qenë se kujdesi parësor-shëndetësore ashtu siç e din edhe popullata është preventiv, dhënia e terapisë orale”, ka thënë ai.

Hashani ka treguar edhe simptomat më të shpeshta të pacientëve.

“Zakonisht mosha e pacienteve është mosha e të rinjve por edhe atyre personave të cilët janë me sëmundje kronike, do të thotë të moshuarit. Simtomatologjia është e rëndomtë sikurse çdo virus tjetër, manifestohet me dhimbje muskulare, dhimbje koke, temperaturë, ethe, lodhje, rraskapitje e kështu me radhë. Në qoftë se kjo manifestohet me gastro-enterit, me infeksione të gojës dhe të zorrëve, atëherë kemi manifestim të vjelljeve, diarre e të ngjashme. Por edhe në këto raste është një apel i imi si mjek, pacienteve që të mos marrin infuzione, me qenë për këto duhet të koordinohen nga mjekët”, ka thënë ai.

Related Posts

Elshani: Situata në veri krahasuar me vitin e kaluar është si nata me ditë

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai tha se tani situata e sigurisë është…

Momenti kur Afrim Bunjaku me kolegë patrullonin në Zveçan pak para sulmit në Banjskë

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Afrim Bunjaku, tashmë hero i…

Këngëtarja shqiptare interpreton himnin amerikan, Lionel Messi afër saj

Këngëtarja shqiptare, Enisa ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para ndeshjes së Inter Miami, i drejtuar…

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *