Mbrëmë një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.
Si pasojë e këtij aksidenti e lënduar ka mbetur edhe ngasësja e automjetit, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.