Rikthehet Kiara Tito, do të moderojë këtë program në TCH krah Elvis Naçit

Teksa sezoni i ri televiziv po afron, Kiara Tito po shijon kohën me familjen e saj përpara rikthimit në ekran me projekte të reja.

Një nga projektet më të rëndësishme të saj do të jetë emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në Top Channel, ku do të moderojë krah Elvis Naçit.

Lajmi është bërë publik nga gazetari Bledi Mane, i cili ndau këtë informacion përmes një postimi në Facebook.

Sipas Manes, emisioni i ri do të jetë një program që do të përqendrohet në ndihmën për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Emisioni do të transmetohet çdo të premte dhe premton të sjellë një sezon plot surpriza për shikuesit e Top Channel.

“SEZONI I RI/ Elvis Naçi dhe Kiara Tito në një program televiziv së bashku në ekranin më të madh televiziv Top Channel.

Çdo të premte do të moderojnë “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerëzve dhe familjeve në nevojë.

Sezoni i ri televiziv që çelet në shtator do ketë plot surpriza në Top Channel, ekrani i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë…” shkruan Mane.

Muajt e fundit, Kiara ka qenë më e përkushtuar ndaj familjes, duke kaluar kohë me vajzën e saj Luna Mari.

Për herë të fundit, ajo u pa në ekran me emisionin “Fan Club- DWTS”, dhe tani është gati të rikthehet me energji të reja në një program që ka për qëllim të prekë zemrat e publikut.

Related Posts

Imami që u martua me 6-vjeçaren në Turqi, dënohet me kaq vite burg

Është marrë një vendim në lidhje me martesën dhe abuzimin seksual të HKG, vajzës 6-vjeçare të Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me komunitetin…

U rikthye në “Top Channel”, Sara Hoxha e pret kështu Marina Vjollcën!

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar…

Gold AG me lot në sy: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të…

Publikohen pamjet, Buqe Rama ‘mbulohet’ me para në një dasmë

Dasma është pjesa më e rëndësishme për një këngëtar/e të cilët I marrin me përgjegjësi të mëdha këto organizime. Edhe këngëtarja Buqe Rama është një ndër emrat…

Romeo në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi?? ‘Më duhet kohë…’

Romeo Veshaj nuk duket të jetë as i qetë, as i lumtur…?! (Mos) Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale e tregojnë këtë. Ndërsa prej javësh…

Kiara publikon foto në momente intime me Luizin!

Luizi dhe Kiara, dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, kanë kapur sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të fundit që ata publikuan. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *