“Më trego se s’të bëj gjë”, flet gruaja e policit që plagosi 45-vjeçarin: I thashë që e kam tradhtuar vetëm një herë, ai …

Zbardhet dëshmia e gruas së Erjon Goxharas i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën, pasi zbuloi se e shoqja dhe ai kishin pasur një lidhje intime.

Gruaja e Goxharas ka deklaruar se pas presioneve të vazhdueshme të të shoqit i cili sipas saj ishte fiksuar se ajo e kishte tradhtuar, ajo ia ka pranuar, por i ka thënë që ka ndodhur vetëm një herë. Më pas, sipas dëshmisë së saj, efektivi i policisë e ka ofenduar dhe rrahur.

“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.

Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.

Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.

Related Posts

Imami që u martua me 6-vjeçaren në Turqi, dënohet me kaq vite burg

Është marrë një vendim në lidhje me martesën dhe abuzimin seksual të HKG, vajzës 6-vjeçare të Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me komunitetin…

U rikthye në “Top Channel”, Sara Hoxha e pret kështu Marina Vjollcën!

Prej kohësh në rrjet po flitej për rikthimin e Marina Vjollcës në TCH, ndonëse nuk kishte asnjë konfirmim – e më në fund tashmë është edhe zyrtar…

Gold AG me lot në sy: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të…

Publikohen pamjet, Buqe Rama ‘mbulohet’ me para në një dasmë

Dasma është pjesa më e rëndësishme për një këngëtar/e të cilët I marrin me përgjegjësi të mëdha këto organizime. Edhe këngëtarja Buqe Rama është një ndër emrat…

Romeo në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi?? ‘Më duhet kohë…’

Romeo Veshaj nuk duket të jetë as i qetë, as i lumtur…?! (Mos) Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale e tregojnë këtë. Ndërsa prej javësh…

Kiara publikon foto në momente intime me Luizin!

Luizi dhe Kiara, dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, kanë kapur sërish vëmendjen e ndjekësve me një foto të fundit që ata publikuan. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *