Policia njofton qytetarët se po shpërndahen e-mail-e me dokumente false në emër të policisë

Policia e Kosovës (PK), përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve/dokumenteve false, që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se:

Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, kinse të lëshuara nga “Byroja Qendrore e Hetimit, Qendra Kompjuterike e Krimit Kibernetik, Departamenti i Kërkimit dhe Analizës dhe Drejtoria e Policisë, Republika e Kosovës”, e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/dokumenteve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së info@kosovopolice.com për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte po ashtu…

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca e…

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi…

Haradinaj kritikon Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës. Haradinaj në Klan Kosova tha…

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim…

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *