Haradinaj: Albini s’ka luftu, Sfeklla s’ka luftu as Zyba – po e marrin n’qaf Kosovën me këta filma që po i bëjnë

Kryetari i ARK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Kurti dhe vartësit e tij. Madje nuk kanë munguar as ironitë me ta. Sidomos kur ministrin e Punëve të Brendshme e quan “Sfeklla” në vend të Sveçla. Këto komente Haradinaj i bëri teksa po fliste për vendimin e fundit të qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Haradinaj ka përmendur se as Kurti as “Sfeklla” e as Salih Zyba nuk kanë luftuar, sipas tij ata po bëjnë filma e po e marrin në qaf Kosovën.

“Për mua e ka fshehë deficitin patriotik se nuk i ka falë nëna kurrë në jetën e tyre trima, kur ka qenë koha asnjëri prej tyre nuk ka luftuar. Albini nuk ka luftuar, Sveçla nuk ka luftuar, Zyba është fshehur”.

“Sot janë në Kosovë me këta filma qe po i bëjnë, njëkohësisht na ka përkeqësuar marrëdhëniet me ata që janë garanci për vendin tonë. Besoj që ky popull din me lexua dhe din m’i lexua mashtrimet e tyre me foto, shkojnë me ly urën, ministri rrinë aty ne këmbë. Gjema një vend që shkon ministri dhe sheh duke lyer një urë, ai moler në është. Shkojnë pinë kafe me 30 policë, shkojnë me bë video. Këto skenarë që po i bëjnë, i ka lexuar Amerika, ata nuk ju besojnë. Unë e kisha hap urën para dy-tre viteve”, tha Haradinaj.

Related Posts

​Ylli i muzikës akuzohet për përdhunim

Ylli i muzikës Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur nga ish-artistja e flokëve dhe grimit të tij. Jane Roe…

Ky person kaloi Mark Zuckerberg, bëhet personi i parë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë. Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Meta ka mposhtur edhe Jeff Bezos…

Bes Kallaku e bëri veprimin e papritur sot, i habiti të gjithë

Këngëtari i njohur Bes Kallaku ka habitur ndjekësit e tij me një veprim të pazakontë ditën e premte, kur zgjodhi të kalonte kohë në plazh, pavarësisht motit…

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet ta sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Burimet e revistës “Kosovarja”, bëjnë me dije që këtë vit ky spektakël…

Fillon puna për BBV4, tregohen pamjet e para nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…

Lajmi se këtë vit BBV do të nisë më shpejt se herët e tjera është bërë viral pak kohë më parë, edhe nga “ngacmimet” e producentes Sara…

Diolës i bëhet vajza si shoqe, publikojnë foton më të ëmbël nënë e bijë

Në një botë ku marrëdhëniet familjare shpesh mund të duken të ngarkuara, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *