Ky është personi që dyshohet se sulmoi seksualisht familjaren me probleme mendore

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë.

Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar dje në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare, me probleme mendore, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Dalibor Sekulic, ndaj të cilit akoma s’dihet nëse është lëshuar urdhri për ndalim policor.

Rastin e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka dhënë detaje të tmerrshme – duke e zbuluar se personi i dyshuar është familjar i tyre.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

​Ylli i muzikës akuzohet për përdhunim

Ylli i muzikës Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur nga ish-artistja e flokëve dhe grimit të tij. Jane Roe…

Ky person kaloi Mark Zuckerberg, bëhet personi i parë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë. Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Meta ka mposhtur edhe Jeff Bezos…

Bes Kallaku e bëri veprimin e papritur sot, i habiti të gjithë

Këngëtari i njohur Bes Kallaku ka habitur ndjekësit e tij me një veprim të pazakontë ditën e premte, kur zgjodhi të kalonte kohë në plazh, pavarësisht motit…

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet ta sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Burimet e revistës “Kosovarja”, bëjnë me dije që këtë vit ky spektakël…

Fillon puna për BBV4, tregohen pamjet e para nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…

Lajmi se këtë vit BBV do të nisë më shpejt se herët e tjera është bërë viral pak kohë më parë, edhe nga “ngacmimet” e producentes Sara…

Diolës i bëhet vajza si shoqe, publikojnë foton më të ëmbël nënë e bijë

Në një botë ku marrëdhëniet familjare shpesh mund të duken të ngarkuara, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *