Sami Kurteshi ftohet për intervistim, ai lëshon një “grusht” dyshimesh kundër Prokurorisë

Prokuroria Speciale ka ftuar për intervistim anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi lidhur me deklaratat e tij për Astrit Dehari, shkruan Insajderi.

Për ftesën ka njoftuar vet ai, duke mos u kursyer edhe nga “grushtet” ndaj kësaj prokurorie.

“Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.”

“Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!”

Ai ka thënë se kjo “sjellje” e Prokurorisë zgjon pyetjet se “a po rifillon hetimi i njdëmendtë i rastit” apo “po bëhen përpjekje e njëmendtë për humbjen e gjurmëve të vrasjes së Astritit”.

“Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:

– A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?

– Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?”

Ai ka thënë se koha po vonon por e drejta nuk shuhet.

“Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh!”

 

Related Posts

​Ylli i muzikës akuzohet për përdhunim

Ylli i muzikës Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur nga ish-artistja e flokëve dhe grimit të tij. Jane Roe…

Ky person kaloi Mark Zuckerberg, bëhet personi i parë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë. Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Meta ka mposhtur edhe Jeff Bezos…

Bes Kallaku e bëri veprimin e papritur sot, i habiti të gjithë

Këngëtari i njohur Bes Kallaku ka habitur ndjekësit e tij me një veprim të pazakontë ditën e premte, kur zgjodhi të kalonte kohë në plazh, pavarësisht motit…

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet ta sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Burimet e revistës “Kosovarja”, bëjnë me dije që këtë vit ky spektakël…

Fillon puna për BBV4, tregohen pamjet e para nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…

Lajmi se këtë vit BBV do të nisë më shpejt se herët e tjera është bërë viral pak kohë më parë, edhe nga “ngacmimet” e producentes Sara…

Diolës i bëhet vajza si shoqe, publikojnë foton më të ëmbël nënë e bijë

Në një botë ku marrëdhëniet familjare shpesh mund të duken të ngarkuara, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *