“Vrasje për motive të ulëta” Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e axhës së Prindon Sadriut

Dy të dyshuarve për vrasjen e 89 vjeçarit S.S në Bibaj të Ferizajt, u është caktuar nga një muaj paraburgim.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimi, arsye e vrasjes përmendet “motivi i ulët”.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.R. dhe J.M. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

Related Posts

Vdes vëllai i Jakup Krasniqit

Azem Krasniqi, vëllai i ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Krasniqi. Varrimi…

Ministrja që nuk i solli asnjë njohje Kosovës, gazetarit slloven ia tregon sukseset: Ka një zhvillim të pazakontë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në një intervistë për një medium slloven, ka lavdëruar Kosovën për arritjet në sundimin e ligjit gjatë tri viteve të…

Zbulohet data, ja kur starton “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet të sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Raportohet që këtë vit ky spektakël do të startojë me 11 Tetor….

Ish-banorja e BBVK, ndan me “ndjekësit” e saj një hall që i është shfaqur në shtatzani

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alisa pak ditë më parë bëri të ditur se është në pritje të ëmbël. Ajo tani me ndjekësit e saj në…

Kurti: Pas liberalizimit të vizave s’pati rritje të ikjeve nga Kosova, përkundrazi ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”. Kurti në fjalën e tij…

Dy muaj pasi e sulmuan brutalisht modelen- Ky është vendi ku janë arratisur motrat Berisha?

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *