“Për motive të ulëta”, gjithçka që dihet deri më tash për vrasjen e axhës së Prindon Sadriut

Një 89-vjeçar është vrarë të premten në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare.

Pos Ramadanit është arrestuar edhe një person tjetër, nën dyshimin se i ndihmoi të dyshuarit ta kryejë vrasjen. I ndjeri ishte burri i tezes së të dyshuarit.

Pas rastit u konfirmuar se Sadri Sadriu është axha i burrit të presidentes Vjosa Osmani, dhe tashmë është publikuar fotografia e tij.

Majori Qazim Reka ka bërë me dije se polici nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar.

“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është F.R dhe viktima është S.S….Motivet nuk dihen ende. Nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar”, tha Reka.

Prokuroria e Ferizajt dje ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Sipas prokurorisë, polici F.R., për motive të ulëta ka shtënë në drejtim të viktimës.

Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R.,  me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Related Posts

Nora pozon në ‘miniq’, i’a kanë lakmi edhe vajzat e reja me trupin perfekt

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka bërë përshtypje të madhe së fundmi me një postim në Instagram, ku pozon në një minifund që thekson format e saj…

“Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri emoocionin derisa flet për humbjen e vajzës

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij. 17 vjet nga ndarja e…

‘Haram i paç ishalla’, Tiktokeres së njohur shqiptare i dashuri ia vjedh parat nga banka

Suada Muça është TikTok-erja më e përfolur në rrjet. Ajo publikon çdo ndodhi të jetës së saj në këtë rrjet social, nga i cili edhe merr të…

Pas ndarjes nga ‘bebi’, Blero shihet krah një vajze të re super bukuroshe – Kush është ajo?

Pasi zyrtarisht u kuptua që është ‘single’, një bjonde e re u pikas krah Bleros. Nga një pjesë, nuk është se nuk u mendua që bjondja e…

Zbulohet se i dashuri i Xhulit është disa vite më i ri në moshë se ajo!

Juliana Nura, e njohur si Xhuli ka marrë vëmendje së fundmi me një foto që publikoi në Instagram. Ish banorja e BBVK shihej duke i mbajtur dorën…

Kaderi shënon sukses të madh, po debuton në tregun evropian?

Kaderi me oferta të reja kinematografike në Evropë? Edhe kjo është shumë e vërtetë! Ish konkurrentja e BBVK, Kader Kicaj, duket se e ka gjetur veten fare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *