“Pak para momentit trạgjik po pritej ardhja e Presidentes” – Detaje të reja nga vrạsja në Ferizaj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në ahengun i cili përfundoi me tragjedi mbrëmjen e kaluar në Ferizaj.

Gazeta Infokus ka mësuar nga disa pjesëmarrës të dasmës, se Presidentja, bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, ishin dy mysafirët special të dasmës, e cila nuk nisi fare, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, e vrau me armë të gjatë zyrtare viktimën Sadri Sadriu.

Siç i është treguar Infokusit, pak minuta para se të ndodhte ngjarja tragjike, ishte duke u pritur për mbërritjen e Presidentes dhe të bashkëshortit të saj.

“Tavolina ka qenë gati dhe e gjithë pritja u organizua në pritje të Presidentes. Pastaj, ndodhi çfarë ndodhi”, ka rrëfyer një pjesëmarrës në dasëm.

Sadri Sadriu raportohet se është axha i bashkëshortit të Presidentes, Prindon Sadriu.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, vrasja dyshohet se ndodhi “për motive të ulëta”.

Pas vrasjes, Festim Ramadani është vetdorëzuar në Polici, duke e pranuar veprën e kryer. Ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes me rroba civile dhe jashtë orarit të punës, përderisa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në lidhje me këtë rast, Inspektoriati Policor i Kosovës ka suspenduar edhe shefin e ndërrimit në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Related Posts

Nora pozon në ‘miniq’, i’a kanë lakmi edhe vajzat e reja me trupin perfekt

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka bërë përshtypje të madhe së fundmi me një postim në Instagram, ku pozon në një minifund që thekson format e saj…

“Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri emoocionin derisa flet për humbjen e vajzës

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij. 17 vjet nga ndarja e…

‘Haram i paç ishalla’, Tiktokeres së njohur shqiptare i dashuri ia vjedh parat nga banka

Suada Muça është TikTok-erja më e përfolur në rrjet. Ajo publikon çdo ndodhi të jetës së saj në këtë rrjet social, nga i cili edhe merr të…

Pas ndarjes nga ‘bebi’, Blero shihet krah një vajze të re super bukuroshe – Kush është ajo?

Pasi zyrtarisht u kuptua që është ‘single’, një bjonde e re u pikas krah Bleros. Nga një pjesë, nuk është se nuk u mendua që bjondja e…

Zbulohet se i dashuri i Xhulit është disa vite më i ri në moshë se ajo!

Juliana Nura, e njohur si Xhuli ka marrë vëmendje së fundmi me një foto që publikoi në Instagram. Ish banorja e BBVK shihej duke i mbajtur dorën…

Kaderi shënon sukses të madh, po debuton në tregun evropian?

Kaderi me oferta të reja kinematografike në Evropë? Edhe kjo është shumë e vërtetë! Ish konkurrentja e BBVK, Kader Kicaj, duket se e ka gjetur veten fare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *