“Presidentja e konfirmoi acarimin me NATON-n, për këtë do duhej të thirrej Këshilli i Sigurisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit. Osmani u shpreh se “nuk është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan”.

Për këtë deklaratë të Osmanit, ka reaguar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i cili tha presidentja me këtë ka konfirmuar acarimin me NATO-n.

Sipas tij, Osmani do të duhej ta thërriste Këshilln e Sigurisë së Kosovës dhe nuk duhej ta bënte një deklaratë të tillë.

“Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë mos ta thoshte në Viti, para se t’ia thoshte hapur dhe institucionalisht akterëve veç e veç dhe të gjithëve së bashku! Do të duhej të shkonte në Drejtorinë Qendrore të Policisë së Kosovës, të shkonte në kampin Belvedere, të shkonte në FSK, të thërriste Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm në takime publike”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

“Konfrontimi i Policisë sonë dhe ushtarit amerikan!”
Presidentja konfirmoi acarimin me NATO-n!
Madje, në formën më direkte të mundur duke thënë se “nuk ka shqiptar që do diçka të tillë”.
Këtë e bëri sot në Viti, ani pse as vendin dhe as formën e këtij mesazhi nuk e pati si Presidente, por si opinion-bërëse e çështjeve të sigurisë.
Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë mos ta thoshte në Viti, para se t’ia thoshte hapur dhe institucionalisht akterëve veç e veç dhe të gjithëve së bashku!
Do të duhej të shkonte në Drejtorinë Qendrore të Policisë së Kosovës, të shkonte në kampin Belvedere, të shkonte në FSK, të thërriste Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm në takime publike.
Apo thjesht – sipas ligjit për KSK, Neni 5.4 – të kërkonte të thirrej Këshilli i Sigurisë së Kosovës dhe këto t’ia thoshte të gjithë anëtarëve të Këshillit njëkohësisht dhe në fytyrë, përfshirë Kryeministrin aty!

Related Posts

“Unë nuk kam bërë operacione plastike” Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që…

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse

Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë, kur bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë. Ajo tregon se një ditë para ngjarjes së rendë,…

Vdes foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetimet për mjeken e spitalit

Një foshnje vëtëm pesëditëshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. Siç bëhet e ditur, i porsalindur ka humbur jetën të premten dhe për rastin…

Pse Bora Zemanit nuk i pëlqen ta pyesin për vjehrrën?

E para e ftuar në programin e “Goca dhe Gra” i cili startoi mbrëmjen e djeshme ishte Bora Zemani. Ajo foli për një temë që lidhej me…

“Mbrëmë qyteti ynë u trondit”, drejtori i emergjencave shkruan për tragjedinë me tre të vdekur në Badovc

Drejtori i Emergjencave në kryeqytet, Lulzim Fushtica është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jeta tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e…

Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Ledri Vula ka tërhequr vëmendjen e publikut me disa lajme të reja lidhur me jetën e tij personale, sidomos pas spekulimeve për një lidhje me Rina Zaitin,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *