Osmani: Serbia s’ka çka pyetet për hapjen e Urës së Ibrit, zëdhënësi i BE’së po jep deklarata raciste

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano po jep deklarata raciste karshi Kosovës edhe në çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Osmani ka theksuar se hapja e urës për qarkullim nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve në takimet e procesit të dialogut.

“Sa i përket Bashkimit Evropian deklaratat e zëdhënësit të këtij institucioni janë mbi të gjitha raciste kështu që as nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaurar në raport të atyre deklaratave të tyre raciste nuk ka as një arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës së Ibrit në Bruksel”, deklaroi Osmani në konferencë për media.

“Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikurse ky zëdhënësi më duket është nga Sllovakia nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra, nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës, dialog për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të duhej të ishte kundër kushtetuese dhe kundër sovranitetit”, ka pohuar Osmani.

Related Posts

Kaderi më e bukur se kurrë, shkëlqimi mbi trupin e saj e bën të duket si yll

Bukuroshja Kader Kicaj ka bërë një përshtypje të madhe me fotografitë e fundit të publikuara, duke treguar një elegancë që e ka çuar stilin e saj në…

Të përqafuar nën rrënoja/ Historia e dhimbshme e çiftit që u gjetën të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Në vazhdën e përmbytjeve shkatërruese që goditën së fundmi Bosnjën dhe Hercegovinën, një rrëfim për çiftin e martuar Irmela dhe Jasmin Çiliq ka tronditur vendin dhe jo…

Varroset vëllai i Jakup Krasniqit- Gjykata e Hagës nuk e lejon të marrë pjesë në varrim

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kreyparlamentarit historik të Kosovës, Jakup Krasniqit. Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në…

Ramadani: Ushtria jonë po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësim në lidhje me cilësinë e ushqimit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në një postim në…

E dhimbshme: Vdes 22-vjeçari në Vushtrri pasi u godit nga rryma elektrike

Një 22-vjeçar ka vdekur në Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë…

Kurti tha se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, Haradinaj: Qytetari s’e meriton t’i fyhet inteligjenca deri në këtë nivel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovësm Ramush Haradinaj, permes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po synon që me propagandë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *