Bieta Sulo rrëfen tmerrin që pa me sy

Udhëtimi me traget mund të jetë një përvojë e veçantë për shumë prej nesh, por për gazetaren Bieta Sulo, ky udhëtim nga Italia drejt Durrësit u shndërrua në një eksperiencë tejet të pakëndshme.

Përmes disa fotove dhe një rrëfimi të detajuar, ajo ndau me publikun të gjithë ndodhitë që e bënë këtë udhëtim një kalvar të vërtetë, duke përfshirë sjelljen arrogante dhe të papërgjegjshme të stafit dhe organizatorëve.

Postimi i Bieta Sulos:

SKANDALOZE mënyra sesi trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget.

Fotot e mësipërme i kam bërë mbrëmjen e djeshme, nuk i përkasin dekadave të shkuara, fatkeqësisht.

Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës.

Lundrimi u anullua.

Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye.

Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura.

Askush për të të dhënë një shpjegim/orientim.

“Rrahim” telefonat me operatorët në Durrës, për të kuptuar çfarë marrin përsipër kompanitë lundruese në raste anullimesh.

Përgjigjia që vinte nga matanë bregut të Adriatikut ishte: ku e njohin fjalën kompensim këta mi, në këtë fluks të jashtëzakonshëm që kanë, u plas shumë se ça ndodh.

Ne gjetëm nga një dhomë hoteli aty afër, ama dhjetëra familje të tjera e kaluan natën nën qiell të hapur.

Një ditë më pas.

Në 10.30 të mengjesit do të bëhej nisja.

Mbërritja parashikohej diku nga ora 6 e pasdites.

U futëm në traget.

Ora 12 nuk ishim nisur ende… më në fund një zë nga altoparlantët bëhet i gjallë dhe na thotë që për “arsye operative” do të kishim “një vonesë prej më shumë se 90 minutash”.

Në atë moment sapo ishin bërë.

Më në fund, diku nga ora 13.30 (3 orë me vonesë, pas anullimit të një nate më parë) u nisëm.

Rreth orës 21.00 udhëtarët u nxorrën nga dhomat, ndërkohë që trageti u ankorua në Durrës në orën 22.30.

Por u deshën edhe 90 minuta të tjera që më në fund të preknim tokën.

Si me magji gjatë këtyre tri orëve, pushuesit e grumbulluar shkallëve dhe korridoreve, me fëmijët që grindeshin dhe fytyrat e lodhura, u shndërruan në refugjatë.

Këto janë pamjet e kësaj mbrëmjeje, kur pushimet të kthehen në hall.

Arroganca e kompanive të trageteve, që duket sikur të kanë në dorë jetën përtej pushimeve, që i trajtojnë njerëzit jo në dinjitetin që u takon, por sikur janë bagëti, duhet të marrë fund! Pamjet si të emigrantëve që shkonin në Amerikë në fillim shekullin XX, nuk kanë vend në 2024! @ediramaal

Shiko fotot:

Related Posts

Brenda shtëpisë luksoze të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka zbuluar për programin “Goca dhe Gra” shtëpinë e saj të re, ku është zhvendosur bashkë me Luiz Ejllin. Gjatë prezantimit…

Ia morën fanellën me numrin 10 për t’ia dhuruar Zhegrovës, babai i Arbër Zenelit akuzon FFK për padrejtësi

Babai i Arbër Zenelit, Avniu ka treguar se djalit të tij i është bërë një padrejtësi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilët ia kanë…

Aksidenti tragjik në Badovc, Kurti apelon për kujdes në komunikacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Badoc. Ai e përshkroi ngjarjen si një humbje të madhe dhe…

Vritet brutalisht një 65 vjeçar në Sarandë, goditet me shishe qelqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka…

“Kemi folur me trajnerin, kemi rregulluar gjithçka” Zhegrova i gatshëm për Kosovën

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova. Ai në një intervistë ekskluzive për…

Momenti kur një majmun e tërheq për flokësh Arta Elezajn do ju shkrije së qeshuri

Modelet e njohura Arta Nitaj Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj duket se kanë krijuar shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato se fundi po kalojnë kohë së bashku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *