Lirohet ‘Valmir bossi’, i cili në TikTok e kishte detyruar një fëmijë të tregojë organin gjenital

I riu Valmir Shabani i njohur si ‘Valmir bossi’ është liruar nga organet e rendit, pasi i njëjti ishte arrestuar nga Policia pas pamjeve tronditëse të abuzimit të një fëmije gjatë një sfide në TikTok.

Lirimin e tij, Shabani e ka konfirmuar përmes një video në rrjetin social në TikTok, ku ka treguar se është liruar nga paraburgimi.

E lajmin për arrestimin e tij për Sinjalin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i kishte deklaruar se ndaj të dyshuarit ishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Degradimi i integritetit seksual”.

Ai ishte dyshuar se gjatë një sfide live në TikTok, e kishte detyruar një fëmijë që të tregojë organin gjenital, e më pas shihet duke ia puthur me forcë.

Lidhur me të njëjtin rast, Policia e kishte shpallur në kërkim edhe personin tjetër, Xhemal Uka, që ishte duke komunikuar me Shabanin, i cili dyshohej pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.”

Ndërsa, kur kryesi përdor forcën, dënohet me burgim prej një 1 deri në dhjetë 10 vjet.

 

Related Posts

Brenda shtëpisë luksoze të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka zbuluar për programin “Goca dhe Gra” shtëpinë e saj të re, ku është zhvendosur bashkë me Luiz Ejllin. Gjatë prezantimit…

Ia morën fanellën me numrin 10 për t’ia dhuruar Zhegrovës, babai i Arbër Zenelit akuzon FFK për padrejtësi

Babai i Arbër Zenelit, Avniu ka treguar se djalit të tij i është bërë një padrejtësi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilët ia kanë…

Aksidenti tragjik në Badovc, Kurti apelon për kujdes në komunikacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Badoc. Ai e përshkroi ngjarjen si një humbje të madhe dhe…

Vritet brutalisht një 65 vjeçar në Sarandë, goditet me shishe qelqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka…

“Kemi folur me trajnerin, kemi rregulluar gjithçka” Zhegrova i gatshëm për Kosovën

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova. Ai në një intervistë ekskluzive për…

Momenti kur një majmun e tërheq për flokësh Arta Elezajn do ju shkrije së qeshuri

Modelet e njohura Arta Nitaj Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj duket se kanë krijuar shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato se fundi po kalojnë kohë së bashku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *