Mihali e VV’së i kundërpërgjigjet Haradinajt, kthen në kujtesë një akuzë të Isa Mustafës për vrasje civilësh

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve e Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili tha se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të ndëshkohet.

Haradinaj këtë e deklaroi të enjten pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se hapja e Urës së Ibrit mund të rrezikojë ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it, shkruan Insajderi.

Për këtë ka reaguar Mihali, e cila kishte përmendur një postim me gjuhë të ashpër të ish-kryeministrit Isa Mustafa, që u detyrua më pas ta fshinte. Në të, sipas Mihalit, kishte akuza për krime kundër popullatës civile për “Liqenin e Radoniqit”.

Më pas, ajo ka pyetur se “në cilin krah të urës” gjendet Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot Ramush Haradinaj paska shkruar një status në facebook si dikur në mbrëmjen e 17 tetorit 2015, Isa Mustafa.

Me liqenin e Radoniqit.

Atë botë kush e lexoi u skuq nga turpi. Statusi u fshi.

Çfarë pati ndodhur para 9 viteve? 

Opozita e bashkuar nisi protestat kudo nëpër Kosovë kundër Zajednicës dhe Demarkacionit. Marrëveshje të nënshkruara nga Isa Mustafa, Kryeministër me 25 dhe 26 gusht 2015.

Haradinaj si një nga kryetarët e frontit opozitar ishte pozicionuar drejt e qartë kundër marrëveshjeve aq të dëmshme të Mustata-Thaçit me Serbinë e Malin e Zi.

Midis tyre ne kundërshtonin pa kompromis çkado që aludohej për Urën e Ibrit në ato marrëveshje, pra lëvizjen e kufirit administrativ, pra territorin e supozuar të Zajednicës.

Mbrëmjen e 16 tetorit 2015 në Interaktiv, Ramush Haradinaj, tha pak a shumë në mënyrë metaforike e plot të drejtë se nëse pushteti insiston të arrestojë deputetët që hodhën gaz, populli do ta arrestojë Isa Mustafën.

Ish Kryeministri Isa Mustafa, iu përgjigj në FB se Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: ‘Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën’ … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të ‘popullit’.

Për ata që janë të rinj tash e nuk e dinë as 2015 e as 2000, ‘liqeni i Radoniqit” ishin akuzat e pabaza, absurde të Serbisë që u ishin mveshur atyre që luftuan, përfshirë Haradinajn, për vrasje të civilëve të hedhur në liqen.

Atëherë nuk pat kush që nuk u pozicionua me Haradinajn e kundër Mustafës. Së pari, së se i pari ishte pozicionuar për së mbari, bashkë me popull, e së dyti sepse Kryeministri i asaj kohe edhe ishte pozicionuar shtrembër edhe kishte shkruar diçka të tmerrshme për Kosovën, jo veç për UÇK, a komandantin e Dukagjinit.

Ku gjendet sot Haradinaj?

Nga cili krah i urës?

Related Posts

Brenda shtëpisë luksoze të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka zbuluar për programin “Goca dhe Gra” shtëpinë e saj të re, ku është zhvendosur bashkë me Luiz Ejllin. Gjatë prezantimit…

Ia morën fanellën me numrin 10 për t’ia dhuruar Zhegrovës, babai i Arbër Zenelit akuzon FFK për padrejtësi

Babai i Arbër Zenelit, Avniu ka treguar se djalit të tij i është bërë një padrejtësi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilët ia kanë…

Aksidenti tragjik në Badovc, Kurti apelon për kujdes në komunikacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Badoc. Ai e përshkroi ngjarjen si një humbje të madhe dhe…

Vritet brutalisht një 65 vjeçar në Sarandë, goditet me shishe qelqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka…

“Kemi folur me trajnerin, kemi rregulluar gjithçka” Zhegrova i gatshëm për Kosovën

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova. Ai në një intervistë ekskluzive për…

Momenti kur një majmun e tërheq për flokësh Arta Elezajn do ju shkrije së qeshuri

Modelet e njohura Arta Nitaj Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj duket se kanë krijuar shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato se fundi po kalojnë kohë së bashku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *