Publikohen pamjet e atentatit në Shkodër, makina shpërthen në flakë nga breshëria e plumbave

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat. Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar.

Në këto pamje të siguruara nga ABC News, shihet se Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16. Për më shumë se një minutë, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri në drejtim të makinës së tyre. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.

Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë, por fatmirësisht Gjergj Ndërshtiqaj largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet se autorët largohen me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë.

Related Posts

“Ai nuk di të dijë të lexojë”/ Fituesi i “BB” shpërthen ndaj Romeos: TURP per SHQIPERINE nëse fiton ai

Anaid Kaloti ka deklaruar se nëse e fiton aktori Romeo Veshaj këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’. Teksa…

Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale

Video shqetësuese e një politikani gjerman është bërë virale, pasi ka regjistruar veten në një banjë publike në Gjermani, teksa po lëpinte tualetin Video shqetësuese e një…

Pas konflikteve me familjarët për pronën, 38-vjeçari mbyll dyert dhe i vë flakën xhamisë, 11 të vdekur

Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në Kano të Nigerisë. Sipas BBC, një burrë dyshohet…

Familja e dinte të vdekur, burri gjendet gjallë pas 27 vitesh 100 metra larg shtëpisë! Qeni rrinte afër bodrumit ku e kishin mbyllur

Një adoleshent i cili u rrëmbye 27 vjet më parë, është gjetur i gjallë në bodrumin e banesës së fqinjit të tij, vetëm 100 metra larg familjes….

“Më në fund evropianët po përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”, Grenell i gëzohet letrës së tre liderëve ndaj Qeverisë

Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i…

Delet nxënëset më të reja në shkollë, i regjistruan që mos të mbyllet klasa

Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange të Francës verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të padëgjuar më parë për të shmangur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *