Hovenier thotë se SHBA’së i ka rënë entuziazmi ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në SHBA s’ka parë entuziazëm për lobim për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Hovenier këtë e deklaroi në një intervistë për REL-in, teksa rikujtoi se si Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës për shkak të mos-plotësimit të kushteve për dërgimin e draft-statutit për Asociacionin.

“Nuk kam parë shumë entuziazëm në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë tani për anëtarësime të reja në organizatat ndërkombëtare. Kemi bërë përpjekje të vërteta për Këshillin e Evropës, por Kosova pastaj nuk tregoi vullnet për të ndërmarrë hapin që partnerët e saj evropianë dhe ne ia kërkuam, që të dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij”, deklaroi ai.

“Më duhet të them, e ka zbehur entuziazmin e Qeverisë amerikane për t’i vazhduar këto përpjekje, përderisa Kosova nuk do ta ndërmarrë madje as këtë, sipas këndvështrimit tonë, hap mjaft të vogël dhe të hershëm në këtë proces”, shtoi ambasadori amerikan.

Hovenier tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan në një intervistë për REL-in.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Related Posts

Einxhel: Në botën e televizionit mund të ketë ndonjë që ëndërron të jetë si Diddy

Einxhel Shkira ka ndarë mendimin e saj mbi krahasimin e industrisë muzikore shqiptare me atë ndërkombëtare, ku pyetja ishte nëse edhe Shqipëria ka një figurë të ngjashme…

Grupi i Deçanit propozon ngritjen e një kryqi 70 metra në Podujevë

Grupi i Deçanit ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash. Në njoftimin e tyre thuhet që ky simbol do…

Brenda shtëpisë luksoze të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka zbuluar për programin “Goca dhe Gra” shtëpinë e saj të re, ku është zhvendosur bashkë me Luiz Ejllin. Gjatë prezantimit…

Ia morën fanellën me numrin 10 për t’ia dhuruar Zhegrovës, babai i Arbër Zenelit akuzon FFK për padrejtësi

Babai i Arbër Zenelit, Avniu ka treguar se djalit të tij i është bërë një padrejtësi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilët ia kanë…

Aksidenti tragjik në Badovc, Kurti apelon për kujdes në komunikacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Badoc. Ai e përshkroi ngjarjen si një humbje të madhe dhe…

Vritet brutalisht një 65 vjeçar në Sarandë, goditet me shishe qelqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *