Këngëtari i mirënjohur Capital T, para disa ore ka ndarë një postim në llogarinë personale të Instagram-it me ndjekësit e tij.
Ka të bëjë me një shpifje, siç Capital T pretendon, e cila është bërë nga gazetari Robet Bojaj dhe një i ftuar në emisionin e tij.
Këta të fundit, teksa zhvillonin një intervistë, kanë deklaruar se Capital i ka kërkuar një x artisti 50.000 euro për të realizuar një këngë me të, por Capital i hedh të gjitha poshtë dhe shprehet se këto janë shpifje.
Për këtë gjë ai ka marrë një vendim: Të dy do të shkojnë në Gjykatë për prishje imazhi.