Njerëz me bluza “Liria ka Emër” e flamur kombëtar mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit, ka edhe mërgimtar

Faton Hajrizi do të varroset në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.
Para kohës së varrimit, shumë njerëz për ti dhënë lamtumirën e fundit në fshatin e tij, shkruan Lajmi.net.

Ani pse kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit” e gjithë Drenica nuk e la vetëm Faton Hajrizin.

Më 6 korrik ai ishte arratisur nga burgu i “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku po qëndronte muajt e fundit. Vendndodhja e tij nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e policit në Lloznicë të Serbisë.

Ndërkohë kujtojmë se 39 vjeçari u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.

Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit.

Nëna e tij të shtunën konfirmoi identitetin e të birit, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore e kreu autopsinë.

Ai ishte i dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje. Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000, kur ai ishte 15-vjeçar.

Related Posts

U tha se është shtatzënë, Samanta bën këtë veprim

Ditë me parë Samanta ka publikuar një foto teksa në syrin e ndjekësve javë venë re format e saj trupore. Aluduan për një shtatzëni të mundshme, por…

Marina Vjollca flet në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari!

Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund. Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto…

Nuk ka probleme me sytë, Ardit Gjebrea zbulon arsyen e fortë se pse i mban ende syzet

Nuk ka probleme me sytë, Ardit Gjebrea zbulon arsyen e fortë se pse i mban ende syzet Moderatori i njohur i programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea,…

Ja si e priti publiku Kiara Titon si prezantuese në “Portokalli”

Mbrëmjen e 6 tetorit, nisi sezoni i 42-të i emisionit të njohur të humorit “Portokalli”. Në drejtimin e këtij sezoni u rikthyen Salsano Rrapi dhe Nevina Shtylla,…

Ja çka bënë Rike Roci për ta shuar nxetësinë

Rike Roci, një nga personazhet më të njohur në mediat shqiptare, ka publikuar së fundmi një reklamë të re për “Lori Caffe”. Në postimin e saj, ajo…

Heidi fillon emsionin e ri, vëmendje merr veprimi i vellëzërve Veshaj dhe Bora Zemanit

Heidi Baci, moderatorja e njohur, ka nisur zyrtarisht emisionin e saj të ri “Goca dhe Gra”, një format që ka për qëllim të trajtojë tema të ndryshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *