“Liria ka emër”- Flamuj e mbishkrime glorifikuese, qytetarët mblidhen para varrimit të Faton Hajrizit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas mëse tri javësh.

Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës. Pas kryerjes së riteve fetare në xhaminë e fshatit, ai do të prehet në varrezat e fshatit.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.

Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.

Në rrjete sociale, këto ditë, ka pasur shumë persona që e konsiderojnë “akt heroik” vrasjen e një polici serb nga Hajrizi, derisa vetë kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Hajrizi të mos glorifikohet, pasi ai është vetëm një i arratisur nga burgu.

Hajrizi dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Kufoma e tij është mbajtur për rreth tri javë nga autoritetet në Serbi, para se t’i dorëzohet familjes për ceremoninë e varrimit.

Related Posts

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Sekretari i Ministrisë së Mjedisit largohet nga ndërtesa me përcjellje të zyrtarëve policorë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është larguar nga objekti ku po zhvillohen bastisje. Bytyqi është larguar nga ndërtesa e Ministrisë pasi…

Kurti: Janë hapur 75 mijë vende të reja pune, hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur…

U tha se është shtatzënë, Samanta bën këtë veprim

Ditë me parë Samanta ka publikuar një foto teksa në syrin e ndjekësve javë venë re format e saj trupore. Aluduan për një shtatzëni të mundshme, por…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *