“Oj budallica, rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër”, Xhuli reagon ashpër pas rrahjes së modeles Klea Prenga

Juliana Nura ka reaguar së fundmi përmes një videoje në InstaStory lidhur me rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen pasi dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha, dhe motra e saj. Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja kishte pasur një lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Në reagimin e saj, Xhuli, siç e njohin ndjekësit e saj, shprehet kundër mënyrës se si është trajtuar situata. Ajo thekson se gratë duhet të përballen me burrat e tyre nëse ata tradhtojnë dhe jo me gratë me të cilat janë përfshirë.

Në video, Xhuli thotë: “Përshëndetje! Është e premte. Dua të ju uroj një fundjavë sa më të mirë. Për mua nuk ka rëndësi se punoj edhe gjatë fundjavës. Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës. Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar. Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër’.

‘Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë. Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa“.

Kjo video nga Xhuli ka marrë shumë komente dhe ka ndarë mendimet e ndjekësve të saj. Disa e mbështesin qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë mendojnë ndryshe. Megjithatë, mesazhi i saj ishte i qartë: gratë duhet të jenë më të mençura dhe të përballen me personin që ka tradhtuar, jo me atë që është përfshirë nga jashtë.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *