Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi.

Thaqi ka thënë se sipas konsultimeve në Institut është formuar edhe një komision tre anëtaresh për kryerjen e autopsisë, i përbërë nga ekspertët mjekoligjor.

Ai ka thënë se pas autopsisë trupi do t’ju dorëzohet familjarëve.

“Realisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre antarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryejnë autopsinë që do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të Prokurorit dhe familjarëve. Raporti i autopsisë varet, trupi i pajetë pas autopsisë do t’ju dorëzohet familjarëve”, ka thënë ai.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *