Ndizet konflikti mes reperëve, Majk i bën “diss” Don Xhonit

Majk ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e Meriton Mjekiqit ku siç e do tradita e emisionit ka realizuar një Freestyle përmes të cilit u ka bërë “diss” disa reperëve mirëpo, disa pjesë specifike duket se i dedikohen Don Xhonit dhe fansat nuk kanë ngurruar ta shkruajnë në komente këtë gjë.

Don Xhoni mori famë të madhe brenda një kohe të shkurtër, Freestyle i tij në emisionin e Meritonit gjatë 2020 u pëlqye shumë nga fansat dhe u shpërnda mijëra herë në mediat sociale, kjo i dha atij shumë popullaritet që u pasua me këngë të njëpasnjëshme që numërojnë miliona klikime.

Po ashtu, Don Xhon ka realizuar disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare si Loredana, Butrin Imeri, Enca, etj madje freestyli i tij në këtë emision me titull “Make a pose” u bë trend në TikTok vitin e kaluar teksa në YouTube numëron mbi 58 milionë klikime.

Por përtej suksesit të tij të menjëhershëm, shumë reperë të tjerë nuk e kanë përkrahur Don Xhonin madje i kanë bërë edhe disse duke qenë skeptikë ndaj suksesit të tij.

Për tu rikthyer te Mjak, ai thotë:“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”

Disi për famën e shpejtë të reperit vijon:“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”.

Më tej ai e akuzon për përdorim të autotune duke thënë:“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”

Rrjeti tashmë është ndarë në dysh, ata që mbështesin Don Xhonin dhe ata që mbështesin Majk, kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri “diss” Majkit dhe Getoarit.

“Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë :Ti ke ble kerr, unë vill n’pandemi.

Don Xhon nuk ka reaguar ende pas diss-it të Majk por duket se një konflikt i ri ka nisur.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *