“Katër herë më çuan në polici, kanë për t’i kushtuar shumë boksat…” – Cllevio flet për Noizyn

Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Cllevio ka folur së fundmi mbi rastin e Noizyt dhe Stresit në Pejë.

Ai tha se të njëjtit kanë paguar 30 mijë euro për ta vrarë atë.

Mes tjerash, Cllevio thotë se Noizy e ka çuar katër herë në polici dhe se e ka gjuajtur fizikisht.

“Unë me të thënë të drejtën e pyeta Medin, se unë nuk e kam ditur këtë pjesë kam qenë me Medin kam jetuar atje kur këto muhabete janë bërë atje edhe, nuk e di Medi më tha se ka ndodhur por nuk më kishte treguar dhe është normale që e besoj se nuk është e vetmja herë se këta kanë dashur të korruptojnë e të blejnë njerëz, me këto pabesitë që bëjnë”, u shpreh ai në Klan Kosova,

I njëjti theksoi: “Edhe është normale a kupton. Çka kam bërë, unë këta i kam ofenduar se janë për t’u ofenduar. Këta më kanë prishur gjithë sistemin e qetësisë time, më kanë çuar në polici edhe më kanë gjuajtur fizikisht nuk është vetëm Medi që është gjuajtur, edhe unë jam gjuajtur fizikisht. Edhe unë për të njëjtën arsye kam shkuar atje për t’i thënë që okej të kam ofenduar, dakord. Kam shkuar te vendet e tyre dhe kanë vepruar këta, kështu që pas veprimeve ka pasur pasoja. Edhe këta kur duan të veprojnë duan mos të kenë edhe pasoja dhe nëpër policia na kanë çuar”.

“Mua më kanë çuar katër herë në polici. Hera e fundit që jam këtu, jam po nga ai person nga Noizy i famshëm. Nga Noizy që gjuan boksa edhe boksat atij kanë për t’i kushtuar shumë”, tha ndër të tjerash reperi.

Noizy dhe DJ i tij, Crax, do të ekstradohen në Kosovë ndërkohë që Stresi është akoma në arrati.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *