Skandal: I dënuari për dhunë ndaj gruas drejtues në programin për rehabilitimin e kryerësve të dhunës në familje

Zyrtari publik në Ministrinë e Drejtësisë, Pjetër Shala, është i përfshirë në programin e parë kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave, një rol që ka shkaktuar shqetësime serioze.

Ky program, i lansuar nga Ministria e Drejtësisë në nëntor të vitit të kaluar, synon rehabilitimin e kryerësve të dhunës ndaj grave. Megjithatë, Pjetër Shala, i cili është dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij në vitin 2022, nuk do të duhej të ishte pjesë e këtij programi.

Në vitin 2022, Shala është shpallur fajtor për sulm ndaj bashkëshortes së tij dhe është dënuar me gjobë nga Gjykata Themelore në Pejë. Sipas aktgjykimit të datës 28 qershor 2022, ai ka pranuar fajësinë për veprën penale të sulmit të kryer ndaj bashkëshortes. Ky aktgjykim është konfirmuar me vendim të formës së prerë në shtator të po atij viti.

Megjithatë, Pjetër Shala është angazhuar në pilotimin e këtij programi, që përfundoi më 29 korrik të këtij viti. Në ceremoninë përmbyllëse të programit, Shala është shfaqur në krah të ministres Haxhiu, siç kishte bërë edhe në lansimin e programit.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se programi ka për qëllim ballafaqimin e kryerësve me pasojat e veprimeve të tyre dhe zhvillimin e aftësive të shëndetshme të komunikimit dhe respektit në marrëdhëniet ndërpersonale.

Angazhimi i një personi të dënuar për dhunë në një program që trajton të njëjtën problematikë ka ngjallur shqetësime të mëdha.

Shala është dënuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka raportuar për dhunë të vazhdueshme nga ana e tij.

Në një deklaratë për policinë, ajo ka treguar se Shala ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj, duke përfshirë sulme fizike të përsëritura dhe kërcënime. Sipas saj, Shala ka tentuar që ajo të mos raportojë dhunën në polici, duke i kërkuar që të largohet nga shtëpia.

Pavarësisht këtyre akuzave dhe dënimit të tij, Shala është caktuar si pjesë e programit për rehabilitimin e kryerësve të dhunës ndaj grave.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *