“Serbët më mbanin, shqiptarët më sillnin”, ish i burgosuri politik rrëfen për torturat e Asllan Sllamnikut

Fehmi Berisha, ish i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka rrëfyer për torturat brutale të përjetuara nga Asllan Sllamniku, pjesëtar i UDB-së, pas arrestimit në vitin 1981.

Berisha ka folur për  dhunën brutale dhe torturat e vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Sllamniku dhe ndihmësit e tij.

Berisha kujton se gjatë hetimeve në Prishtinë, dy hetues të tjerë të UDB-së, Shaban Zeqiraj dhe Sabah Muhaxheri, nuk e kishin torturuar.

Megjithatë, kur hetimet kaluan në duart e Asllan Sllamnikut, filloi një periudhë torturash dhe dhune intensive ndaj tij.

Berisha tregon se si serbët e mbanin të lidhur për karrige, ndërsa shqiptarët e goditnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda.

“Aty kanë filluar torturat te Asllan Sllamniku. Isha te Asllani me dy ndihmës të vet, e ka pas një Bezhgjet, ka një herë ia kthejsha serbisht, se ma mirë e merrsha vesh ashtu. Ai kish qenë i Maqedonisë, i Shkupit, më duket Bezhgjet Bezhgjeti. Dhe një Bafti (Jakupi) prej Medvegje, thoshte se është profesor i fizkulturës. Kanë qenë shumi brutal. Tepër të egër, aq shumë kanë ushtruar dhunë dhe torturat sa që është e vështirë me i përshkruar. Përveç pendrek edhe dru, shkop bejsbolli… torturat kanë qenë të përnatshme.Hetimet kanë qenë dy herë në ditë… kurse torturat natën, si u fikshin dritat të thirrshin Berisha eja, torturat vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit… Këta tre më kanë maltretuar, ka pasur edhe serbë, po atyre nuk kam arritur me ua mësu emrat. Ata (serbët) më kanë mbajtë, këta (shqiptarët) më kanë maltretuar”, ka thënë Berisha në Debat Plus.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *