“O Zot”, banorët dhe turistët mes lotëve lënë gjithçka në Shëngjin, vrapojnë t’u shpëtojnë flakëve, krijohet situatë kaotike

Banorët dhe turistët po evakuuohen nga Shëngjin, pasi flakët u janë afruar godinave.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve, duke djegur beach bare, çadra dhe shezllone.

Në pamjet e siguruara nga korrespodentja e Top Channel, Brixhilda Deda dhe operatori Eris Nikolli shihen banorë dhe turistë duke u larguar mes lotëve.

Ata janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.

Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë.
Gjatë minutave të fundit flakët kanë përparuar në rrugën që të çon në zonën e Ranës së Hedhun.
Në zonë ka ende banorë dhe turistë të cilët ndodhen në njësitë akomoduese, ndërsa vijon evakuimi i tyre, pasi situata ka dalë jashtë kontrolli.

Veç zjarrfikësve, në zonë ka edhe forca të shumta policie, të cilët po ndihmojnë banorët dhe turistët.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *