Në QKUK mungon ilaçi që ua rregullon frymëmarrjen foshnjave të lindura para kohe

Në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është duke munguar ilaçi me të cilin trajtohen foshnjat e lindura para kohe dhe të cilat kanë probleme me frymëmarrjen. Nga SHSKUK kanë deklaruar se klinika do të furnizohet këtë javë.

Foshnjat e lindura para kohe zakonisht përballen me probleme të ndryshme për shkak të mos zhvillimit të plotë të organeve. Në disa raste këto foshnje pësojnë apnea, një gjendje pauze e frymëmarrjes për 20 ose më shumë sekonda.

Për të reduktuar këtë gjendje mjekët injektojnë një ilaç të quajtur ‘Caffeine citrate’. Ky ilaç përveç që redukton shpeshtësinë e apnesë, rrit edhe suksesin e heqjes së foshnjës nga intubimi në ventilator.

Ky ilaç është në Listën e Barnave Esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përdoret në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare, ku trajtohen foshnjat e lindura para kohe. Por tash e disa ditë është duke munguar për shkak të mungesës së furnizimit.

Shërbimi Farmaceutik i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar kanë thënë se furnizimi është bërë i rregullt por se sipas tyre sasia është shpenzuar para kohe për shkak të rritjes së numrit të pacientëve. Nga ky shërbim kanë thënë se ilaçi pritet të vijë këtë javë, shkruan Gazeta Shneta.

“Barnatorja Qendrore ka bere furnizimin e rregullt te Klinikes se Neonatologjise sipas planifikimit, furnizim ky që është hargjuar para kohe per shkak te rritjes se numrit te pacienteve. Gjate javës qe vjen pritet liferimi i produktit ne fjale sipas kërkesës se Klinikes se Neonatologjise per furnizim shtese”, kanë deklaruar nga ky shërbim.

Në adresë të gazetës pacientë të tjerë janë ankuar edhe për mungesë të ilaçit “Bortezomib” i cili përdoret në Klinikën e Reumatologjisë, porse nga Shërbimi Farmaceutik kanë mohuar dhe kanë deklaruar se ka sasi të mjaftueshme në stok.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *