Kurti sërish në rolin e analistit amator të xhudos, kjo është “analiza” e tij për ndeshjet e Akil Gjakovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një shkrim në stilin e analistit amatoresk lidhur me humbjet e Akil Gjakovës në kuadër të lojërave olimpike ‘Paris 2024’. Ai iu është përzirë paksa referit që po referonte ndeshjen në ‘Champ-de-Mars Arena’.

Kurti tha se të dy medaljet Akil Gjakova i humbi “për pak”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ndeshjen e parë e zhvilloi krah për krah, sepse njëkohësisht, me motrën e tij Norën. Përderisa Nora e përmbylli rrugëtimin e saj në Paris 2024, ai fitoi dhe me vazhdoi garat tutje duke mundur dy herë kundërshtarët të cilët ndodhen më lart se ai në ranglistën botërore”, shkroi Kurti.

“U eliminua në gjysëmfinale nga numri 1 në botë, pasi që të gjithëve që ishim prezent në Champ-de-Mars Arena na u duk se fitoi me Ipponpor jo edhe referit në tatami. E në betejën e tij për medalje të bronztë, Thembra e Akilit ishte ajo pjesë e sekondës kur një lëvizje fort e qëlluar nuk përmbyllet plotësisht”, deklaroi Kurti në ‘Facebook’ në stilin e analistit.

Akil Gjakova sot ka mbetur pa medalje olimpike.

Xhudisti kosovar është mposhtur edhe në repesazh, kështu duke mos arritur të fitojë as medaljen e bronztë.

Gjakova e gjeti humbjen nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto.

28-vjeçari kaloi në repesazh, pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga numri një i botës në kategorinë e tij, xhudisti nga Azerbajxhani, Heydarov.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *