Modelja e TikTok-ut bie për vdekje nga ujëvara duke bërë foto për fansat

Një adoleshente e njohur në rrjetin TikTok u gjet nga grupet e shpëtimit e bllokuar mes dy shkëmbinjve, ku kishte humbur jetën pasi rrëshkiti në sipërfaqen e lëmuar teksa bënte foto për në rrjet.

14 vjeçarja Moe Sa Nay, po bënte foto me një shoqen e saj për rreth 150,000 ndjekësit në rrjetet sociale, kur rrëshkiti dhe u rrëzua në ujëvarën Sinywa në Mianmar, më 22 korrik.

E reja ishte marrë më pas nga ujërat e vrullshëm të ujëvarës me shkëmbinj, dhe kishte mbetur mes dy gurëve të mëdhenj, njoftonin mediat vendase.

Ajo nuk kishte arritur të çlirohej dhe ishte mbytur nga rryma e fortë, ndërsa grupet e shpëtimit nuk arritën të nxirrnin para se të vdiste.

Pamjet dramatike tregojnë punonjësit që përpiqeshin të lirojnë trupin e të resë më 23 korrik, dhe rrjedhimisht e nxjerrin atë duke përdorur litarë.

Punonjësi Mon Zaw tha: “Vaja vdiq pasi mbeti e bllokuar mes shkëmbinjve. Ata nuk mund ta nxirrnin në kohë”.

Ujëvara Snywa është një destinacion i njohur në rajonin Mon të Mianmar dhe vizitohet nga mijëra njerëz gjatë verës. Vendasit e përdorin dhe për të bërë banjë ose not, megjithëse janë raportuar herë pas here aksidente. Në 2019 një vajzë 19-vjeçare humbi jetën në rrethana të ngjashme në ujëvarën Kayin, në Manmar, shkruan rrjeti The Mirror.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *